Ballina Bota

BJELLORUSI – Dhjetëra të ndaluar një ditë pas protestave

MINSK, 5 shtator /ATSH-DPA/ – Dhjetëra qytetarë bjellorusë janë nën akuzë, një ditë pas arrestimit të tyre për protesta kundër manipulimit të zgjedhjeve presidenciale, njoftoi Ministria e Brendshme bjelloruse.

”Rreth 40 demonstrues u arrestuan dje, por vetëm rreth gjysma e tyre do të përballen me akuza”, tha ministria e sipërcituar.

Grupi bjellorus i të drejtave të njeriut ”Viesna” konfirmoi ndalimet duke theksuar se shumë prej atyre që u morën në paraburgim kishin demonstruar paqësisht.

”Disa nga ata që u morën në një universitet u rrahën”, tha grupi.

Presidenti Aleksander Lukashenko pretendon se ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit me një diferencë prej më shumë se 80% të votave.

Por, shumë bjellorusë besojnë se rezultatet ishin fiktive dhe kanë protestuar.

Bashkimi Europian ka refuzuar të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtokollet antiCovid në shkolla/ Në çdo kat, mësues kujdestar për të garantuar ruajtjen e distancës gjatë lëvizjeve
Artikulli tjetërRindërtimi/ Shkolla 9-vjeçare “Gosë” në Rrogozhinë gati të presë 355 nxënësit e saj në nëntor