Ballina Bota

GREQI – Ekonomia u tkurr me 15,2 % në T2 

ATHINË, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Greqisë u tkurr me 15,2 % në tremujorin e dytë, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha sot ministri grek i Financave, Christos Staikouras.

Tkurrja ndodhi kryesisht për shkak të pasojave ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

“Tkurrja ekonomike e tremujorit të dytë të Greqisë ishte më e vogël, se ajo e përjetuar nga një numër vendesh të tjera europianë, përfshirë Spanjën, ku ekonomia u tkurr me 22,1 % dhe Francën, ku ajo u tkurr me 19 %”, theksoi Ministria e Financave.

Athina tani është në pritje të rezultateve të tremujorit të tretë, që tradicionalisht ndikohet shumë nga turizmi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis faza e dytë e aplikimeve për studime në Akademinë e FA-së, Xhaçka: Punësim i sigurt për të rinjtë
Artikulli tjetërSTUDIM – UNICEF: Fëmijët në Gjermani jo edhe aq të kënaqur me jetën e tyre