TRIPOLI, 3 shtator /ATSH-ANSA/ – Vazhdon shkelja flagrante e embargos së armëve, e vendosur nga OKB-ja për Libinë, raportoi kreu i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Libi, Stephanie Williams.
”Disa fuqive të huaja ushtarake vazhdojnë të furnizojnë forcat e gjeneral Khalifa Haftar dhe ato të qeverisë të udhëhequr nga Fayez al Sarraj, e njohur nga Kombet e Bashkuara”, theksoi ajo.
Në dy muajt e fundit, 70 fluturime me ndihma kanë zbarkuar në aeroportet e Libisë Lindore të dominuar nga Haftari, ndërsa 30 aeroplanë furnizuan perëndimin e vendit nën kontroll të qeverisë së al-Sarraj.
Sipas shefes së Misionit të OKB, bëhet fjalë për një “sulm alarmues ndaj sovranitetit të Libisë” e “një shkelje flagrante e embargos së armëve të OKB-së”.
“Ne vazhdojmë të marrim raporte të pranisë në shkallë e madhe të mercenarëve dhe agjentëve të huaj që sipas mendimit tim e ndërlikon situatën në vend’’, theksoi ajo. /os/






















