Ballina Bota

LIBI – GNA pezullon ministrin e Brendshëm

TRIPOLI, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria libiane e Marrëveshjes Kombëtare (GNA), e njohur nga OKB-ja, pezulloi sot ministrin e Brendshëm, duke theksuar se ai do të merret në pyetje rreth shkeljeve të bëra kohët e fundit kundër protestuesve në kryeqytetin e vendit, Tripoli.

“Fathi Bashagha do të përballet me Këshillin Presidencial brenda 72 orësh”, tha GNA në një dekret.

Qeveria shtoi se hetimi do të shqyrtojë lejen dhe mbrojtjen e ofruar për protestuesit, deklaratat e lëshuara nga Ministria për protestat në Tripoli dhe qytete të tjera gjatë javës së kaluar dhe çdo shkelje të kryer ndaj protestuesve.

Tripoli dhe qytete të tjera janë përfshirë kohët e fundit nga protesta, nëpërmjet të civale kërkohen reforma politike dhe ekonomike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNATO publikon foton/ Rreshter Vladimir Bajramaj në Letoni duke demontuar një minë
Artikulli tjetërRindërtimi/ Kopshti “Muçaj” në Vorë u rrënua më 26 nëntor, do të rihapë dyert i rilindur për 200 fëmijë