NATO publikon foton/ Rreshter Vladimir Bajramaj në Letoni duke demontuar një minë

TIRANË, 29 gusht /ATSH – I. Vata/- NATO ka publikuar në faqen e saj foton e rreshter Vladimir Bajramajt, pjesë e kontigjentit shqiptarë në Letoni duke demontuar një minë kundërtank.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka duke përcjellë foton shprehet se: “Rreshter Vladimir Bajramaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, duke demontuar një minë kundërtank gjatë stërvitjes BEAVER PRIME në Camp Ādaži”.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.