Ballina Bota

BJELLORUSI – Lukashenko mbyll kompanitë në grevë

MINSK, 22 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko urdhëroi sot ndërprerjen e punës nga 24 gushti në të gjitha kompanitë, ku punonjësit janë në grevë, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve TASS.

“Nëse dikush nuk dëshiron të punojë, le të mos e detyrojmë. Vendi do të mbijetojë”, tha Lukashenko në një takim në Grodno.

“Mëgjithatë, nëse një biznes nuk funksionon, ne do t’i mbyllim portat e tij të hënën. Njerëzit do të qetësohen dhe do të vendosim se kush do të mirëpritet sërish në këto kompani”, shtoi ai./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOREJA E JUGUT – Seuli shpall kufizime të reja antiCOVID-19
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 23 gusht 2020