Ballina Bota

SPANJË – Madridi këshillon popullsinë e tij që të izolohet

MADRID, 21 gusht /ATSH-AFP/- Autoritetet rajonale të Madridit këshilluan sot që popullsia të izolohet në zonat më të prekura nga koronavirusi, sepse numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Spanjë është rritur me më shumë se 8 000 brenda 24 orëve.

“Përpiquni të qëndroni në shtëpi, në zonat ku ka më shumë raste. Mundohuni të shmangni udhëtimet e panevojshme dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona”, tha zëvendëskëshilltari i Shëndetit Publik i qeverisë rajonale të Madridit, Antonio Zapatero.

“Virusi po lëviz, sepse ne po e lëvizim atë”, shtoi ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Spanja regjistroi sot 386 054 gjithsej, rreth 8 100 më shumë se një ditë më parë, ku rajoni i Madridit është një nga më të prekurit nga pandemia./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Shkolla fillore dhe kopshti në Perlat të Durrësit do të rihapin dyert më 26 nëntor
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Aplikacioni “Zoom” në ekranet inteligjente të “Google” dhe “Amazon”