Ballina Bota

SHBA – Biden zyrtarisht kandidat për postin e presidentit

WILMINGTON, 21 gusht /ATSH-AFP/ – Joe Biden pranoi dje në mbrëmje të përfaqësonte demokratët në garën për Shtëpinë e Bardhë duke premtuar për të kthyer faqen e frikës dhe ndarjeve dhe duke u angazhuar të kapërcente këtë epokë të errët në Amerikë.

Joe Biden i ka mbajtur këto deklarata që prej fillimit të fjalimit të tij përmbyllës në kongresin e nominimit demokrat për zgjedhjet presidenciale kundër Donald Trump.

“Presidenti aktual e ka zhytur Amerikën në errësirë ​​për një kohë të gjatë. Shumë zemërim, shumë frikë, shumë ndarje”, theksoi Biden.

“Këtu dhe tani, ju premtoj: nëse më besoni dhe më jepni presidencën, unë do të nxjerr më të mirën tek ne, jo më të keqen. Unë do të jem një aleat i dritës dhe jo i errësirës”, shtoi kandidati demokrat.

“Të bashkuar, ne mund ta mposhtim këtë kohë të errët në Amerikë”, theksoi ai./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/08/2020
Artikulli tjetërFRANCË – Macron: Perspektiva të arsyeshme për sigurimin e një vaksine në muajt e ardhshëm