Ballina Bota

PODGORICË – Mali i Zi hap kufijtë për Shqipërinë

PODGORICË, 14 gusht /ATSH-ANSA/ – Mali i Zi ka njoftuar sot se, duke filluar që nesër, do të rihapë kufijtë e tij për qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.

Njoftimin e bëri drejtori i Institutit malazez të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, i cili shtoi se për të hyrë në Malin e Zi nga këto vende, do të jetë e nevojshme paraqitja e një testi negativ për Covid-19./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës/ Nuk respektuan masat antiCOVID, nga 1 milion lekë gjobë për 3 pronarë dhe mbyllje e aktivitetit
Artikulli tjetërVjedhje me armë e trafik droge/ OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit tre personave