SHKUP, 13 gusht /ATSH-MIA/ – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mori sot mandatin nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski për formimin e qeverisë së re.
Zaev tha se ”sipas gjitha gjasave, para se të përfundojë afati ligjor prej 20 ditësh, vendi do të ketë qeveri efikase, qeveri e cila do të vazhdojë rrugën drejt BE-së”.
Ai theksoi se ”qeveria do të zhvillojë konceptin e një shoqërie për të gjithë, e çliruar nga çfarëdo lloj nacionalizmi dhe paragjykimi etnik”.
”Qeveria do të ketë zyrtarë cilësorë, përgjegjës dhe transparentë, ndërsa prioritet
do të jenë ekonomia, lufta me krimin dhe korrupsionin si dhe vetingu në gjyqësor”, theksoi ai./ a.jor.













