Ballina Bota

GJERMANI – Rritje e rasteve me COVID-19

BERLIN, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Gjermania shënoi rritjen e saj më të madhe ditore me rastet e COVID-19 që nga fillimi i majit.

Instituti ”Robert Koch” (RKI) si dhe agjencia qeveritare e kontrollit të sëmundjeve, ka raportuar 1 226 infeksione të reja koronavirus duke e çuar në 218 519 totalin e konfirmuar deri më tani në vend.

Kulmi i shpërthimit u arrit në fillim të prillit, kur RKI raportoi mbi 6 000 raste të reja brenda një dite.

Një total prej 9 207 njerëz kanë vdekur pasi kontraktuan virusin në Gjermani.

“Kjo është shqetësuese, pa dyshim. Këtu shohim se, si rezultat i kthimit të udhëtarëve, si dhe festave të të gjitha llojeve … kemi shpërthime më të mëdha në pothuajse çdo rajon të vendit”, theksoi ministri gjerman i Shëndetësisë, Spahn në radion ”Deutschlandfunk”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Shpërndahen maska në sheshin e Prishtinës, sensibilizim të rinjve për rreziqet e pandemisë
Artikulli tjetërTë dënuar për vepra penale/ OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 shtetasve në Lezhë dhe Kurbin