TORINO, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Tani e tutje më duhet ta quaj shef, ishte batuta e portierit juventin Gianluigi Buffon për ish-kolegun e tij Andrea Pirlo, i zgjedhur tashmë trajner i Juventusit.
“Paç fat Andrea për këtë sfidë të re!”, shkroi Buffon në Twitter, ku poston edhe një foto me Pirlon.
Pirlo dhe Buffon kanë ndarë shumë aventura në fushë.
”Vendimi për t’ia besuar udhëheqjen teknike të Juventusit Andrea Pirlos bazohet në besimin se ai ka atë që duhet për të udhëhequr”, shtoi Buffon.
Juventus nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me ish-mesfushorin e tij. /os/












