Rindërtimi/ Shemben dy pallate 5-katëshe në Hamallaj

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Durrës shembën sot 2 pallate 5-katëshe në Hamallaj, në njësinë administrative të Sukthit, të dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit, sipas aktekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit.

Bashkia e Durrësit njoftoi se menjëherë pas shembjeve ka vijuar puna edhe për pastrimin e inerteve. Prishjet e këtyre godinave i hapin rrugë ndërtimit të banesave të reja me standarde të larta për qytetarët.

IKMT e kontaktuar nga ATSH bënë me dije se në fazën e parë janë prishur 21 ndërtime të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar, në fazën e dytë janë prishur 7 objekte, pallate.

Tashmë ka nisur dhe faza e tretë e shembjeve.

/m.m//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.