Ballina Bota

KABUL – Abdullah: Asambleja e Madhe afgane kërkon armëpushim të pakushtëzuar

KABUL, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Në ditën e dytë të Asamblesë së Madhe afgane, komisionerët kërkuan nga të dy palët e konfliktit që të zbatojnë një armëpushim të pakushtëzuar, para bisedimeve interafgane të paqes, tha sot Abdullah Abdullah, kreu i asamblesë triditore.

“Të 50 komisionerët, gjithashtu, mbështetën lirimin e 400 të burgosurve të mbetur talebanë, të dënuar për krime të rëndë”, deklaroi Abdullah, i cili është edhe kreu i Këshillit Kombëtar të Pajtimit.

“Lirimi i 400 të burgosurve të mbetur talebanë do të jetë pengesa e fundit para bisedimeve të shumëpritura për paqen”, shtoi ai.

Sipas Abdullah, komisionerët i bënë thirrje qeverisë, gjithashtu, që të mbështesë fuqimisht arritjet prej gati dy dekadash në lidhje me të drejtat e grave dhe lirinë e shtypit./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Amerika Latine rajoni me vdekshmërinë më të lartë në botë nga COVID-19
Artikulli tjetërZgjerohen të mbjellat që gjenerojnë punësim në Malësinë e Madhe/Mbështetja nga AZHBR rrit eksportet e bimëve mjekësore