UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë dhe deputetët demokratë nuk qenë në gjendje të arrijnë sot një marrëveshje për paketën e re stimuluese.
“Po, jemi shumë larg marrëveshjes”, tha kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, pas bisedimeve.
“Ishte një takim zhgënjyes”, u shpreh Chuck Schumer, demokrati i lartë në Senat.
Demokratët duan një paketë të gjerë me vlerë rreth tre trilionë dollarë.
Republikanët dhanë një propozim të zbutur, me vlerë rreth 1 trilionë dollarë, por bënë disa lëshime, përfshirë madhësinë dhe kohëzgjatjen e ndihmës për të papunët.
Në lojë janë fondet për shkollat, përfitimet e papunësisë, ndihma federale për shtetet dhe më shumë para për të luftuar vetë pandeminë e COVID-19./ /ervo/























