TIRANE, 29 qershor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, të cilat fillimisht prekin perëndimin dhe prej mesdite pjesën më të madhe të vendit.
Sipas shërbimit meteorologjik, reshjet lokalisht do të marin impuls në formën e shtrëngatave dhe stuhive të izoluara. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-15m/sek. Erë me rrahje në pjesën bregdetare. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 2.6 metra.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 12/19
Vendet e Ulta 16/26
Vendet Bregdetare 16/26 /e.malaj/ /a.g/





















