Ballina Bota

IZRAEL – Rritje e ndjeshme e rasteve me COVID-19

TEL AVIV, 14 korrik /ATSH-ANSA/ – Përhapja e koronavirusit ka regjistruar një rekord të ri ditor në Izrael prej 1 681 infeksionesh në mesin e më shumë se 27 000 testeve të kryera, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID-19 ka rritur në 41 235 dhe deri më tani janë shënuar 368 viktima.

Më shumë se 500 njerëz janë shtruar në spitale, 177 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, ku 55 pacientë gjenden në kujdes intensiv.

Qytetet më të prekura janë Jeruzalemi, qyteti ortodoks i Bnei Brak (594 raste në javë) dhe Tel Avivi (574).

Sipas medias, nevoja për një bllokim kombëtar po shfaqet përsëri, edhe nëse qeveria përsëriti dje se do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të shmangur përdorimin e një mase kaq drastike. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Ecuria e projekteve me fondet e siguruara nga donatorët në Konferencën e 17 shkurtit, në Bruksel
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Monedhat e huaja zhvlerësohen në raport me lekun