LONDËR, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Tre e katërta e kompanive britanike nuk janë të gatshme për Brexit, sipas një studimi të publikuar sot nga shoqata “Institute of Directors” (IoD).
Gjysma e rreth 1 000 zyrtarëve të kompanive të pyetura shprehen se ata nuk mund të përgatiten aktualisht, në mes të ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia koronavirusit dhe nevoja për më shumë detaje mbi daljen e Britanisë së Madhe nga BE në përfundim të periudhës së tranzicionit në fund të dhjetorit.
Një e katërta e menaxherëve të pyetur thonë se janë gati, kryesisht në sektorin financiar.
IoD bën thirrje për zbatim progresiv në dobi të të gjithëve të ndryshimeve që do të vijnë nga Brexit, dhe për ndihmë në mënyrë që PME-të të kenë aksesin e specialistëve dhe të përgatiten më mirë.
Britania e Madhe njoftoi të dielën një ndihmë prej 705 stërlinash (768 milionë euro) kushtuar riforcimit të kufijve të saj për të qenë gati që prej fundit të periudhës së tranzicionit post-Brexit në fund të vitit.
Ministri i Shtetit, Michael Gove nënvizoi për BBC se Britania e Madhe do të jetë jashtë tregut të përbashkët dhe unionit doganor edhe nëse Londra dhe Brukseli arrijnë një marrëveshje për marrëdhënien e tyre post-Brexit ose jo.
Ai foli për progrese pavarësisht “ndarjeve” që ekzistojnë, duke sqaruar se ai donte të ishte “optimist” pa qenë “tepër entuziast”.
Qeveria gjithashtu do të nisë këtë javë një fushatë të gjerë informacioni për të inkurajuar bizneset dhe individët të shfrytëzojnë mundësitë për të cilat beson se do të shfaqen falë daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, i votuar në referendum në qershor 2016./ /ec/












