TIRANË, 27 qershor /ATSH/- Bashkimi Europian pranoi të martën të hapë negociatat me Shqipërinë dhe republikën ish-jugosllave të Maqedonisë për t’u bashkuar me bllokun duke filluar nga qershori i vitit të ardhshëm, me kusht që të plotësohen disa kushte, shkruan au.news.yahoo.com.
“Shtetet anëtare përcaktuan rrugën drejt negociatave të pranimit me republikën ish-jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019, “njoftoi presidenca bullgare e BE-së në Twitter.
Ministri austriak i çështjeve të BE-se Gernot Bluemel tha se ai kishte kërkuar nga Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i bllokut, të përgatiste bazat për hapjen e bisedimeve të pranimit “por sigurisht që disa kushte duhet të plotësohen”.
Austria e merr presidencën gjashtëmujore te radhës të BE-së në korrik.
Negociatat mund të fillojnë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm nëse dy vendet kandidate vazhdojnë të bëjnë përparim në reformat e kërkuara nga BE, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.
Vendimi për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve u mor nga ministrat e çështjeve europiane të bllokut gjatë një takimi në Luksemburg ku Franca dhe Hollanda shprehën rezerva, sipas dy burimeve europiane.
”Marrëveshja për hapjen e bisedimeve u negociua nga ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn”, tha një nga burimet.
Negociatat mund të fillojnë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm në qoftë se dy vendet kandidate vazhdojnë të bëjnë përparim në reformat e kërkuara nga BE./ /P.S/ a.jor.





















