Ballina Bota

ZVICËR – Maska bëhet e detyrueshme në transportin publik

ZYRIH, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Veshja e maskës për transport publik në Zvicër u bë e detyrueshme nga sot, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Më parë, autoritetet kishin rekomanduar që pasagjerët të mbulonin vetëm gojën dhe hundët, por u duk se shumica e njerëzve i injoronin udhëzimet.

“Duket mirë. Mbi 95% të njerëzve veshin një maskë”, theksoi Guido Schoch, drejtor i transportit publik në Zyrih për mediet lokale.

Rregullat e reja do të ndikojnë gjithashtu edhe në fluturimet e linjave ajrore zvicerane.

Njerëzit gjithashtu do të duhet të veshin maska ​​në teleferikë dhe në dyqane.

”Numri i infeksioneve me koronavirus në Zvicër kohët e fundit është rritur ndjeshëm me 134%”, sipas gazetës ”Tages-Anzeiger”.

Gjatë fundjavës, 410 nxënës dhe mësues në dy shkolla afër kufirit francez u karantinuan  për shkak të rasteve të reja. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFORMULA 1 – 4 000 teste për koronavirus rezultuan negative
Artikulli tjetërVideo/ Si duket një operacion real kërkim-shpëtimi nga ekuipazhet e Forcës sonë Ajrore