Ballina Flash

FORMULA 1 – 4 000 teste për koronavirus rezultuan negative

SPLELBERG, 6 korrik /ATSH-AA/ – Nuk ka pasur asnjë rast pozitiv nga më shumë se 4 000 teste të koronavirusit të kryera në personelin e Formula 1 gjatë shtatë ditëve të fundit, deklaruan autoritetet e kwtij sporti.

F1 zhvilloi dje garën e saj të parë në Austri, katër muaj pasi gara e hapjes në Australi u anulua dhe erdhi deri të shtyrja e sezonit.

“FIA (organi drejtues) dhe Formula 1 mund të konfirmojnë se mes të premtes, 26 qershor, dhe të enjtes, 2 korrik, 4 032 persona, pilotë, ekipe dhe personel u testuan për COVID-19. Nga këta, zero persona kanë rezultuar pozitiv”, tha F1 në një deklaratë.

“Asnjë detaj specifik për skuadrat ose individët nuk do të jepen nga FIA ose Formula 1, kurse rezultatet do të bëhen publike çdo shtatë ditë”, theksoi FIA./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritja e rasteve me COVID-19/ Meta: Nevojitet strategji e re, qytetarët të respektojnë udhëzimet
Artikulli tjetërZVICËR – Maska bëhet e detyrueshme në transportin publik