Ballina Flash

FUTBOLL – Reali drejt titullit kampion

MADRID, 3 korrik /ATSH-AA/ – Reali i Madridit mposhti skuadrën e Getafes me rezultatin 1:0 të enjten duke thelluar avantazhin në garën për titullin spanjoll të La Ligës këtë sezon kundër Barcelonës, rivalit të tyre dhe skuadrën më të afërt në renditje.

Sergio Ramos, kapiteni spanjoll i Real Madrid, shënoi golin e fitores nga pika e bardhë në minutën e 79-të të ndeshjes së javës 33.

Kryesuesit e tabelës në La Liga, Real Madrid, tani kanë 74 pikë në renditje, duke thelluar hendekun e pikëve në katër kundër Barcelonës, e cila zë vendin e dytë.

La Liga do të përfundojë brenda pesë javësh./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Beogradi shpall situatën e emergjencës
Artikulli tjetërFRANCË – Jean Castex kryeministri i ri i vendit