Ballina Flash

Taskforca kundër COVID/ 802 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 1 korrik /ATSH – I. Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të sigurisë ushqimore ka kryer sot 802 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar intensivisht inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet si pjesë e taskforcës kundër përhapjes së COVID-19. Në çdo monitorim kërkohet që nga bizneset të zbatohet me përpikëri protokolli i sigurisë kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje.

“Nga kontrollet e kryera janë dhëna masa administrative me paralajmërim, për mungesë të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, planit DDD etj. Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 15 mostra qumështi dhe fruta-perime për kryerjen e analizave laboratorike”, shprehet AKU.

AKU do të vijojë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve. /j.p/r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet fondi për rindërtimin e Urës së Tapizës
Artikulli tjetërLaguna e Kune Vainit/ Destinacioni turistik, më lehtësisht i aksesueshëm falë ndërtimit të infrastrukturës së munguar prej vitesh