NJU JORK, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Një palë atlete të bardha, të punuara me dorë nga bashkëthemeluesi i “Nike”, Bill Bowerman në fillim të viteve 1970, u shitën për 162 500 dollarë në një ankand në Nju Jork, deklaroi kompania e ankandit, “Sotheby’s”.
Bowerman ishte trajner në universitetin e Oregon kur krijoi “Waffle Spike Shoes” për garuesin John Mays.
Ai i përdori atletet për të provuar gomën, një model i frymëzuar nga hekuri i bashkëshortes së tij.
Çmimi përfundimtar i paguar nga një blerës anonim tejkaloi vlerësimin fillestar të “Sotheby” prej 150 000 dollarësh./ /sara/












