ROMË, 25 qershor /ATSH-ANSA/ – Portieri egjiptian, Esaam El-Hadari është në prag të një rekordi sportiv.
Portieri 45-vjeçar duhet të luajë sot kundër Arabisë Saudite dhe, i lindur në janar i vitit 1973, ai është lojtari më i moshuar që ka luajtur në një botëror.
Prania e tij në konferencën e shtypit, në krah të Hektor Cuper, na lë të mendojmë se do të luajë, edhe pse Cuper nuk ka dëshirë te prononcohet.
Pyetjes se a do të vazhdojë të qëndrojë ne krye të kombëtares egjiptiane, ai iu përgjigj se ende nuk mund ta thoshte këtë gjë.
Kur El-Hadary u pyet se a ishte e vërtetë që ka debatuar me pjesën tjetër të grupit dhe me shokët e kombëtares ai tha se ”nnë kam një përgjigje të thjeshtë për këtë pyetje, nëse do të kisha një problem me grupin, unë nuk do meritoja të isha pjesë. Do të isha shumë i lumtur për të vendosur ‘vjetërsinë’, por nuk varet nga unë, kërkojeni te trajneri. Nëse do të luaj do të jetë një sfidë e madhe futbolli dhe personale për mua”./ /os/ a.jor.








