Ballina Bota

SPANJË – Calvino kandidate për presidencën e Eurogrupit

MADRID, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Ministrja spanjolle e Ekonomisë, Nadia Calvino është kandidate për presidencën e Eurogrupit, njoftoi sot qeveria e socialistit, Pedro Sanchez.

“Spanja do të zyrtarizojë sot kandidaturën saj, ish-funksionare e lartë europiane”, shtoi qeveria.

“Ky do të jetë një nder për qeverinë spanjolle (…) që Nadia Calvino të marrë presidencën e Eurogrupit, një organ kyç për bashkëpunimin dhe rindërtimin e një Europe më të fortë dhe më të bashkuar. Për herë të parë Spanja dhe një grua drejtojnë këtë institucion”, nënvizoi Pedro Sanchez në një mesazh në Twitter.

Pretendentët për pasardhës të portugezit, Mario Centeno në këtë post kanë depozituar sot kandidaturat e tyre.

Vendimi do të merret më 9 korrik.

Emrat e luksemburgezit, Pierre Gramegna dhe irlandezit, Paschal Donohoe bëjnë pjesë gjithashtu mes pretendentëve për këtë post./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa penitenciare, Gjonaj: Pagat e efektivëve të burgjeve do të barazohen me ato të Policisë
Artikulli tjetërPD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet