Ballina Flash

FRANCË – Disneyland rihapet për publikun

PARIS, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Pas katër muajve mbyllje, Disneyland Paris do të rihapet gradualisht për publikun duke nisur nga 15 korriku, me një kapacitet pritjeje të reduktuar dhe me mbajtjen e detyruar të maskave për vizitorët nga mosha 11 vjeç, njoftoi sot destinacioni i parë turistik privat në Europë.

Parku i lojrave, që nuk e publikon më numrin e vizitorëve që prej 2015, vit kur ai priti 14,8 milionë persona, ndodhet në Marne-la-Valle, në rajonin parizian, të prekur rëndë nga pandemia./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: I hapur për një takim me Maduron
Artikulli tjetërNdërron jetë pacienti 62-vjeçar nga COVID-19, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese