TIRANË, 14 Mars/ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi sot kapjen e 110 stekave dhe 25 paketave kontrabandë në doganën e Rinasit.
Sipas DPD-së, sasia e paketave i është kapur 7 pasagjerëve me pasaportë taivaneze, që kanë mbërritur në Rinas në orët e para të mëngjesit.
Sasia e paketave është konstatuar nga punonjësit e kontrollit të Doganës së Rinasit.
Sipas DPD-së, çështja po hetohet nga specialistë të Hetimi Doganor që janë në vendngjarje.
/a.gjonaj/ /a.g/



















