Tatimet-biznesit, afati për deklarimin e bilanceve deri më 31 mars

TIRANË, 14 Mars/ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apelon biznesin të nis dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2017.

Për të shmangur çdo problem që mund të vijë nga mbingarkesa e sistemit gjatë ditëve të fundjavës (31 mars – 1 prill), Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton biznesin të kryejë deklarimin dhe dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2017, brenda datës 30 mars 2018, ditë e premte kalendarike.

Tatimpaguesi duhet të dorëzojë elektronikisht në administratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.