Ballina Flash

KF Shkodra U-19 e mbyll si kryesuese e Grupit A në Kategorinë e Parë

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ KF Shkodra U-19 priti KS Kastriotin U-19 në takimin e fundit të sezonit për Grupin A në Kategoria e Parë.

Takimi i luajtur në fushën e Shtojit në Shkodër u mbyll me rezultatin 6-2 në favor të shkodranëve.

KF Shkodra gjithashtu e kishte siguruar kryesimin e Grupit A, ndërsa në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të ndeshjes ishte ish-futbollisti i Vllaznisë dhe trajner me moshat, Altin Xhahysa ai që i dorëzoi kupën të rinjve shkodranë./a.gjonaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana U-19 shpallet fituese e grupit A të Kategorisë Superiore
Artikulli tjetërNdahen lejet e legalizimit të një pallati/ Lame në Gjirokastër: Procesi duhet të përshpejtohet