TIRANË, 23 qershor/ATSH-A. Fortuzi/- Meksika ka triumfuar ndaj Koresë e Jugut në Rostov Arena. Skuadra nga Amerika Latine është shfaqur më e ftohtë dhe më e saktë se aziatikët të cilët u dukën të nxituar në kërkim të golit.
Skuadra e Koresë së Jugut ndoshta dhe se vinte nga një humbje përballë suedisë, kërkojë me ngul që në minutat e para të gjente golin, duke krijuar jo pak raste, por qetësia e meksikanëve, siç edhe u vu re në sfidën e parë përballë kampionëve të botës, së Gjermanisë, ku fituan 1-0, rezultoi efikase duke kaluar të parët në avantazh.
Në ndeshjen e vlefshme për Grupin F, u shënuan 3 gola, një në pjesën e parë dhe 2 në atë të dytë. Goli për latinët u shënua në minutën e 25’, falë një penalltie të goditur nga Carlos Vela. Në pjesën e dytë, golin për latinët e shënoi goleadori, Chicharito në minutën e 70’, ndërsa për Korenë e Jugut mendoi 25 vjeçari, Son i cili realizoi një supergol në minutat shtesë të takimit.
Momentalisht, pa ndeshjen e mbrëmjes, klasifikimi në grupin F është Meksika në vendin e parë me 6 pikë, Seudia në vendin e dytë me tre pikë dhe më pas janë Gjermania e Koreja e Jugut me nga 0 pikë.
Ky rezultate fut në telashe kampionët e botës, që do ti duhet të fitojnë në mbrëmje përballë Suedisë me çdo kusht për tu kualifikuar./e.caushi/














