Ballina Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor gjatë javës, i qëndrueshëm

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ – Tregu i këmbimit valutor gjatë javës 15-21 qershor 2020, ishte i qëndrueshëm.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u karakterizuara nga një qëndrueshmëri konstante gjatë kësaj jave, duke regjistruar luhatje të lehta të vlerës nga 124.29 që ishte ditën e hënë, në 124.30 lekë dtën e premte.

Ndërsa dollari amerikan shënoi një rritje të lehtë gjatë javës me 0.4 lekë. Monedha e gjelbër amerikane këmbehet këtë  fundjavë me 110.83 lekë kundrejt 110.55 lekë që ishte ditën e hënë.

Paundi britanik rezulton se ka ndjekur një trend zbritës të lehtë, duke shënuar një rënie me 1 lekë nga dita e hënë deri në fundjavë. Paundi britanik këmbehet në fundjavë me 137.6 lekë kundrejt 138.49 lekë që regjistroi ditën e hënë.

Ndërsa franga zvicerane pësoi një zbritje të lehtë ditën e martë dhe u forcuar sërish në ditët në vazhdim duke arritur vlerën e 116.52 lekëve këtë fundjavë ndaj vlerës 116.22 lekë që u këmbye ditën e hënë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Virusi nuk është zhdukur”/ Apeli i mjekut Pipero: Respektoni distancimin social, mbani maskat në mjedise të mbylura
Artikulli tjetërMV – Rritje dyshifrore e numrit të viktimave nga COVID-19