MADRID, 19 qershor /ATSH-MIA/ – Real Madridi shënoi fitore kundër Valencias me rezultat 3 me 0.
Karim Benzema shënoi dy gola, në minutat 61 dhe 86, ndërsa Marko Asensio shënoi gol në minutën e 74 në kontaktin e tij të parë me topin.
Me këtë fitore, Reali ka tashmë 62 pikë dhe duke iu afruar kështu sërish rivales së tij më të madhe, Barcelonës, me vetëm dy pikë larg./ /sara/






















