Ballina Bota

BUDAPEST – Hungaria heq gjendjen e jashtëzakonshme

BUDAPEST, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Hungaria do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për të luftuar kundër epidemisë së koronavirusit, gjë që i ka mundësuar kryeministrit, Viktor Orban të qeverisë me dekrete për më shumë se dy muaj duke ngjallur kritika të ashpra ndërkombëtare.

Legjislacioni i miratuar më 30 mars i kishte dhënë pushtete pothuajse të plota drejtuesit nacionalist, për një kohë të pacaktuar, kohën që konsiderohej e nevojshme për të luftuar epideminë e koronavirusit të ri.

Deputetët janë thirrur sot për të miratuar fundin e gjendjes së jashtëzakonshme duke filluar nga 20 qershori.

Me tekstin e 30 marsit, Budapesti u përball me zemërimin e opozitës hungareze dhe kritikat e shumë zyrtarëve europianë, të cilët akuzuan Orban se përfitoi nga kriza për të çimentuar kontrollin e tij dhe  dha goditje tjetër në demokracinë tashmë të abuzuar në këtë vend të BE-së./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/6/2020
Artikulli tjetërPEKIN – 27 raste të reja me COVID-19, mbyllen një treg dhe shtatë zona rezidenciale