Ballina Flash

MOTO GP – Kupa e Botës fillon më 19 korrik

MADRID, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Tashmë është zyrtare. Sezoni i Kampionatit Botëror 2020 MotoGp do të fillojë më 19 korrik në Jerez, Spanjë, i pari nga një seri prej 13 garash që do të zhvillohen në Europë.

Lajmi u bë i ditur nga Federata Ndërkombëtare e Motoçiklistëve, e cila përmblodhi kalendarin e ri të rishikuar pas pandemisë së koronavirusit.

Kampionati i vitit 2020 nuk do të përfundojë përtej 13 dhjetorit dhe do të mbajë një maksimum prej 17 Grands Prix, përfshirë edhe atë tashmë të zhvilluar në Katar marsin e kaluar.

Çmimi i Madh i Amerikës, Argjentinës, Tajlandës dhe Malajzisë do të konfirmohet më 31 korrik.

Datat e ngjarjeve dhe prania e mundshme e publikut janë vendime që i nënshtrohen evolucionit të pandemisë dhe politikës së miratuar nga qeveritë dhe autoritetet individuale të vendeve pritëse./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – Hiqen kufizimet në stadiume, lejohen deri në 10 000 tifozë
Artikulli tjetërShëngjini përgatitet për sezonin turistik/ Punonjësit e bashkisë pastrojnë bregdetin nga mbetjet