AUSTRALI – Hiqen kufizimet në stadiume, lejohen deri në 10 000 tifozë

SIDNEI, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Australia do të heqë kufizimet në stadiume të vendosura për shkak të pandemisë dhe do të lejojë deri në 10 000 spektatorë që prej korrikut, njoftoi sot kryeministri Scott Morrison, duke ndjekur gjurmët e fqinjës së saj, Zelandës së Re.

“Ne do të lejojmë ardhjen e publikut në evenimentet që do të zhvillohen në stadiume dhe vendet e tjera të kësaj natyre me një kapacitet maksimal prej 40 000 vendesh”, deklaroi kryeministri australian.

“Sidoqoftë, kjo nuk do të ndodhë menjëherë. Do të jetë pjesë e fazës së tretë së lehtësimit të masave kufizuese), kur shtetet dhe territoret do të zgjedhin ta bëjnë këtë, dhe kjo do të kërkojë pak më shumë punë”, shtoi Morrison.

Pandemia e COVID-19 ka qenë më e përmbajtur në Australi me 7 285 raste dhe 102 të vdekur sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dhe rugby XIII ashtu dhe futbolli australian, shumë i njohur në kontinentin ishull, tashmë kanë rifilluar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.