Ballina Flash

BRUKSEL – BE akuzon ”Amazon” për konkurrencë të pandershme

BRUKSEL, 12 qershor /ATSH-ANSA/- Bashkimi Europian po përgatitet të paraqesë zyrtarisht akuza antitrusti kundër kompanisë ”Amazon” lidhur me trajtimin e shitësve në platformën e saj, raporton ”Wall Street Journal”.

WSJ citon disa burime, sipas të cilave akuzat mund të paraqiten në fillim të javës së ardhshme.

Akuzat kanë të bëjnë me rolin e dyfishtë të ”Amazon”-ën si operator i platformës, por edhe si shitës i produkteve të saj.

Sipas BE-së, ”Amazon” mbledh të dhënat e shitësve të palëve të treta dhe i përdor ato për të garuar kundër tyre.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCakaj në Bujanovc, certifikatë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Artikulli tjetërDurrës/ Parandalimi i kultivimit të kanabisit, kontrolle me dron dhe 80 forca policie në terren