Durrës/ Parandalimi i kultivimit të kanabisit, kontrolle me dron dhe 80 forca policie në terren

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Vijon edhe në Durrës, kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore. Gjatë kontrollit janë angazhuar 80 forca policie dhe 2 dronë.

Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Në 24 orët e fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj. Kontrollet janë alternuar dhe vijojnë nga ajri dhe toka. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.