BEOGRAD, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – Një valë e fortë e motit të keq, me rebeshe shiu, stuhi dhe breshër goditi sot disa rajone të Serbisë duke përfshirë edhe kryeqytetin, Beograd, dhe duke krijuar kaos në lëvizje, aq sa trafiku dhe transporti publik u bllokuan për orë të tëra.
Temperaturat ranë mbi 10 gradë Celsius duke sjellë pak freski, krahasuar me temperaturat e djeshme mbi 30 gradë Celsius.
Përmbytje janë regjistruar në pjesë të ndryshme të qytetit që ka mbetur pothuajse i paralizuar nga furia e shiut.
Alarmi i motit të keq është konfirmuar për gjithë fundjavën si dhe në ditët e para të javës së ardhshme.
Edhe Kroacia fqinje është goditur nga shira të forta dhe erëra të fuqishme. Zona të ndryshme të Istrias janë përmbytur./ /os/ a.jor.























