Ballina Bota

ITALI – Prodhimi industrial bie 20%

ROMË, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial i Italisë u ul rreth 20% mes marsit dhe prillit, njoftoi agjencia kombëtare e statistikave, Istat.

Rënia ishte 19,1%.

Në bazë vjetore, prodhimi industrial ra me 42,5%.

Pavarësisht rënies, shifrat ishin më të mira në krahasim me muajin mars, kur prodhimi industrial ra me 29,3%.

Kjo shënoi rënien më të keqe që në vitin 1990.

Italia ka një industri të madhe prodhuese dhe ishte vendi i parë në Europë që hyri në izolim me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, gjë që pati efekte shkatërruese në ekonomi./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQira deri në tre vite për ushtarakët e transferuar larg vendbanimit
Artikulli tjetërJetik sidomos gjatë sezonit veror/ Bypass-i i Fierit, gati javën e ardhshme