BRUKSEL, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Tronditja e rëndë ekonomike nga pandemia mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë reale, veçanërisht në mesin e familjeve dhe bizneseve që tashmë janë më shumë borxhlinj.
Alarmi mbi situatën ekonomike vjen nga presidentja e BQE-së, Christine Lagarde e cila foli para Komisionit të Ekonomisë dhe Çështjeve Ekonomike të kësaj banke.
Lagarde, ndërsa renditi rreziqet kryesore, gjithashtu u përqendrua në faktin se “frika për nivelin e borxhit publik mund të rishfaqet si rezultat i masave të mbështetjes ekonomike të marra nga qeveritë”.
“Propozimi i Komisionit Europian për një rishikim të buxhetit shumëvjeçar për gjeneratën tjetër është vendimtare”, theksoi presidentja e BQE-së duke shtuar se “do të jetë e rëndësishme që të miratohet kjo paketë sa më shpejt sepse çdo vonesë rrezikon të krijojë efekte negative dhe të shkaktojë për të rritur kostot dhe, për këtë arsye, nevojat e financimit të kësaj krize”./ /os/












