Ballina Bota

BRUKSEL – BE kërkon heqjen e tarifave globale për ilaçet

BRUKSEL, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Heqja e tarifave globale për produktet farmaceutike dhe mjekësore dhe krijimi i një skeme bashkëpunimi krize për të shmangur kufizimet në importin dhe eksportin e pajisjeve thelbësore mjekësore, janë disa nga elementët e propozimit që Komisioni Europian synon t’i paraqesë Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në dritën e përvojës së pandemisë së koronavirusit.

”Një debat i parë politik është caktuar për nesër në Këshillin e Tregtisë të BE-së”, deklaroi komisioneri përgjegjës, Phil Hogan.

Propozimi i Komisionit gjithashtu parashikon përmirësimin e rregullave aktuale të OBT-së mbi tregtinë e mallrave thelbësore./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Plan mbështetës për sektorin aeronautik prej 15 miliardë eurosh
Artikulli tjetërThethi, destinacion i turizmit malor/ Rruga drejt Alpeve Shqiptare është magjike