Ballina Flash

Ankand edhe për mobiliet e Michael Jordan!

ÇIKAGO, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Tifozët dhe koleksionistët kanë marrë fanellat dhe këpucët, madje edhe një letër dashurie që Michael Jordan shkroi gjatë ”fiksimit” të botës me dokumentarin “The Last Dance” të ESPN për sezonin e kampionatit të fundit të ”Chicago Bulls”.

Por, ka disa sende të Jordan që mungojnë dhe ato janë mobiliet e tij të vjetra.

Kush dëshiron një divan dhe një tavolinë kafeje vërtetë të vjetër nga vitet 1990?

Ose një palestër në shtëpi?

A harroi dikush të përmendte se ka copëza të një muri dhe katër jastëkë?

Shtëpia e ankandit ”Lelands” i mori këto orendi nga një burrë në Highland Park, i cili i trashëgoi kur bleu pronën ”2022 Windy Hill Lane” nga Jordan.

Sipas ”Lelands”, kur familja Jordan shiti shtëpinë la pas edhe artikujt e ankandit./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE dini sa plastikë kemi konsumuar gjatë bllokimit tremujor?
Artikulli tjetërPHENIAN – Dy Koretë ndërpresin kanalet e komunikimit