E dini sa plastikë kemi konsumuar gjatë bllokimit tremujor?

BRUKSEL, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Detet dhe oqeanet janë shtëpia e 80% të specieve të gjalla, kafshëve dhe bimësisë detare që popullojnë ujërat në të gjithë botën. Jo vetëm që ato përfaqësojnë burimin e mirëmbajtjes dhe jetës për miliona njerëz në planetin tonë, por 50% e oksigjenit që thithim vjen prej andej.

Një trashëgimi e paçmuar, mbijetesa e së cilës duhet të jetë një nga prioritetet mjedisore, por që deri më sot, me gjithë fushatat e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, kërcënohet fuqimisht nga një rrezik gjithnjë e më alarmues: plastika.

Sa plastikë konsumojmë mesatarisht çdo ditë e pamë më të dukshme në periudhën e bllokimit: në tre muajt e kaluar në shtëpi, 24 orë në ditë, kemi përqendruar të gjithë konsumin tonë brenda shtëpisë duke prekur me duar sa plastike hidhet çdo ditë, që nga paketimi i frutave dhe perimeve deri tek paketimi i të gjitha llojeve të ushqimeve apo përdorimi i shisheve plastike, ne kemi rritur ndjeshëm konsumin e brendshëm.

Në platformën online ”WaterBattle të Culligan”, një imitues ju lejon të matni ndikimin tuaj mjedisor përballë konsumit mesatar të shisheve plastike për kohën e kaluar në shtëpi.

Në tre muajt nga fillimi i emergjencës së koronavirusit, një familje mesatare prej 4 vetash, me një konsum mesatar ditor prej 2 litrash ujë (sasi e rekomanduar), ka përdorur 474,5 shishe 1,5 litërshe të barabarta me 18 kilogramë plastikë.

Kjo zgjedhje nënkupton përdorimin e 34,2 litra gazoil të përdorur për prodhimin e shisheve plastike PET dhe 60,5 kilogramëve dyoksid karboni, që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e kësaj sasie shishesh.

Një familje me 3 persona, nga ana tjetër, konsumoi 356 shishe PET 1,5 litërshe në tre muaj, e barabartë me 13,5 kilogramë plastikë, thënë ndryshe 25,7 litra gazoil dhe 45,4 kilogramë dyoksid karboni./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.