Ballina Bota

QIPRO – Hapen kufijtë për 13 vende

ATHINË, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Qiproja hapi sot kufijtë për qytetarët e 13 vendeve duke lejuar hyrjen pa karantinë, me kusht që të rezultojnë negativë ndaj testit të koronavirusit.

Kërkesa për kryerjen e një testi gjatë hyrjes në Qipro do të mbetet në fuqi të paktën deri më 20 qershor.

Masa vlen për vizitorët nga Gjermania, Austria, Malta, Greqia, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Sllovakia, Sllovenia, Lituania, Norvegjia, Danimarka dhe Hungaria.

Sipas një raportoi, në rast se ndonjë vizitor infektohet gjatë qëndrimit, Qiproja do të marrë përsipër kostot e trajtimit mjekësor.

Më 20 qershor pritet të shtohen në listë edhe Zvicra, Republika Çeke, Polonia, Rumania dhe Kroacia./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIPARD II/ Korça, 55 projekte investimesh në thirrjen e dytë
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Me 10 minuta karikim ”Audi” mund të kryejë 110 kilometra