PRISHTINË, 8 qershor /ATSH/ Nxënësit e klasave të nënta do t’i kthehen sot bankave shkollore pas tre muajve mbylljeje për shkak të pandemisë.
Ata do të vendosen në banka që do të jenë më larg nga njëra-tjetra dhe do të shpërndahen në më shumë klasa si pjesë e masave parandaluese kundër koronavirusit.
Për dy javë, nxënësit e klasave të nënta do të përgatiten për testin e arritshmërisë që mbahet më vonë gjatë këtij muaji.
Ata do të jenë të detyruar të mbajnë maskat dhe distancën sociale gjatë testit, në të kundërtën do të përjashtohen nga qendra e testimit.
/KosovaPress/























