Ballina Ekonomi

Tiranë/ 32,4% e ndërmarrjeve drejtohen nga gratë

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Gratë menaxhojnë 25,4% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 25,7% gjatë vitit 2018.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), “Regjistri i ndërmarrjeve 2019”, qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, me 32,4%.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 90,5% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë.

“Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 20,3% të ndërmarrjeve”, thuhet në raportin e INSTAT-it./a.gjonaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMë shumë se gjysma e ndërmarrjeve të huaja me pronarë nga Greqia dhe Italia
Artikulli tjetërNJU DELHI – India bie dakord me Kinën për zgjidhje paqësore të tensioneve kufitare