Ballina Bota

ZVICËR – OBSH rekomandon përdorimin e maskave

GJENEVË, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Agjencia Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndryshoi qëndrim lidhur me përdorimin e maskave të fytyrës dhe u bashkua me trendin global duke rekomanduar përdorimin e tyre në ambiente të mbushura me njerëz, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, OBSH theksoi se maska mund të rrisë rreziqet shëndetësore nëse njerëzit e prekin me duar.

“Gjithashtu, maska mund të krijojë një ndjenjë të rreme të sigurisë”, theksoi shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në internet.

Ai paralajmëroi se maskat nuk mund të zëvendësojnë higjenën e duarve, distancimin fizik dhe as gjurmimin e pacientëve dhe kontaktet e tyre sociale.

“Nuk mund ta them aq sa duhet: Vetëm përdorimi i maskave, nuk do ju mbrojë nga COVID-19”, deklaroi Tedros./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerat/ Kisha e Shën Nikollës në Paftal pritet të shpallet monument kulture i kategorisë së parë
Artikulli tjetërInvestimet në Përmet, nxitje turizmit dhe mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale