MOSKË, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Sot, me rastin e 31-vjetorit të ditëlindjes, kapiteni i ekipit kombëtar argjentinas Leo Messi do të marrë një tortë me peshë prej 3,5 kilogramësh.
”Veç kësaj, ai do të marrë edhe një kopje të Kupës së Botës, që është prej qeramike tradicionale ruse”, tha zyra e shtypit e Departamentit rus të Sporteve.
Sonte Argjentina do të ndeshet me Kroacinë në Nizhny Novgorod, në ndeshjen e saj të dytë për grupin D. /os/ a.jor.








