Beckenbauer: Ky botëror për Gjermaninë i ngjashëm me atë të 1974-ës

BERLIN, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Franz Beckenbauer e sheh situatën e Gjermanisë në këtë botëror të njëjtë me atë të vitit 1974, kur ekipi i tij kishte njohur lëkundje të forta para se të fillonte turneu dhe kishte humbur ndeshjen e parë hapëse, por më pas u bë kampion bote.

“Ne humbëm 0-1 kundër RDGJ-së (Republika Demokratike e Gjermanisë)”, tregon Kaiser Franz për të përditshmen “Bild”, kampion bote si lojtar në vitin 1974 dhe më pas si trajner në vitin 1990.

“Mbrëmja pas ndeshjes ishte zhgënjyese”, kujton Beckenbauer.

“Mbledhja e krizës e ekipit gjerman që u zhvillua të martën, pas humbjes me Meksikën në Moskë (1-0), ishte absolutisht e nevojshme”, përfundon ish-idhulli i Gjermanisë.

Djemtë e Joakim Lëv do të përballen të shtunën me Suedinë në Soçi për ndeshjen e tyre të dytë në Grupin F. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.